Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bolton: Zhvendosja e ambasadës, pranim i realitetit

Këshilltari i presidentit të SHBA-së për siguri nacionale, John Bolton, deklaroi sot se zhvendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem paraqet “njohjen e realitetit”.

Përveç kësaj, ai theksoi se ky vendim do të “lehtësonte” arritjen e marrëveshjes së paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve.

“Nëse nuk jeni gati të pranoni se Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe se duhet të ketë një ambasadë në SHBA, atëherë jeni në një gjatësi vale krejtësisht të ndryshme”, tha Bolton për televizionin amerikan ABC, transmeton ksp.

Ai shtoi se “njohja e realitetit gjithmonë rrit shanset e paqes”.

Artikuj të ngjashëm