Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton paralajmëroi sot Teheranin duke thënë se ”ai nuk duhet të ngatërrojë durimin dhe maturinë amerikane me dobësinë”, pasi presidenti Donald Trump anuloi në momentet e fundit, të premten e kalaur, një sulm kundër Iranit.
“Askush nuk u ka dhënë atyre një licencë gjahu në Lindjen e Mesme”, tha Bolton në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jeruzalem.
Trump tha se kishte vendosur anulimin e sulmit, pasi ishte njoftuar se në këtë sulm mund të vriteshin deri në 150 persona, çka do të ishte një veprim i zhbalancuar si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan në fillimjavë.
”Ushtria jonë është më e mira në botë”, theksoi Bolton.
“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore, as kundër SHBA dhe as kundër botës”, shtoi ai./Atsh/
-
Trumpi anulon sulmet e reja ndaj Iranit
-
Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte
-
Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit, paralajmëron finalizimin e marrëveshjes
-
Trump thotë se pezulloi një sulm të ri ndaj Iranit, me kërkesë të shteteve të Gjirit Persik
-
Trumpi thotë se armëpushimi me Iranin ka “1% gjasa të mbijetojë”