Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boing do të heqë qindra vende të punës për inxhinierë për aviacionin civil për shkak të ngadalësimit të shitjes, deklaroi zëdhënësi i kompanisë, Dag Alder.
Ai theksoi se kompania në kaudër të "përpjekjeve të veta të vazhdueshme për rritje të konkurrencës dhe për të investuar në të ardhmen, i ulë shpenzimet me qëllim që niveli i punësimit të përputhet me kërkesën e tregut".
Alder deklaroi se ulja e numrit të të papunësuarve, që do t'i përfshijë edhe mekanikët, do të zbatohet përmes largimit vullnetar, e në disa raste edhe me largime direkte nga puna.
Kjo masë për kursim, e cila hyn në fuqi më 23 qershor në rend të parë do t'i godasë fabrikat e prodhimit të Boingut në shtetin federal të Washingtonit, deklaroi një përfaqësues i kompanisë.
Boing në fillim të vitit tashmë ka hequr 305 vende të punës për inxhinierë dhe 1.500 për mekanikë në kuadër të planit për largim vullnetar.
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja
-
Kompania ajrore britanike hap vende pune për pilotë që drejtojnë avionët vetëm në tokë