Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka thënë se gjatë dy vjetëve të presidentit Joe Biden, SHBA-ja është në pozicion më të mirë në adresimin e problemeve botërore, përfshirë ndryshimet klimatike, Covid-19 dhe opioidet e rrezikshme.
Blinken ka thënë se nga perspektiva e tij SHBA-ja është në pozicion më të mirë sesa ishte dikur në botë. Ai ka thënë se instruksionet e para që i mori nga Bideni kur u emërua Sekretar i Shtetit ishte që të punonte më shumë në gjallërimin e aleancave dhe partneriteteve që kishte SHBA-ja. Blinken ka thënë se pas dy vjetësh punë, administrata e Bidenit ka pasur ndikim pozitiv në jetën e të gjithëve.
Ai ka thënë se SHBA-ja si e vetme nuk mund të përballet me të gjitha problemet, por ka gjetur mënyra të bashkëpunimit dhe koordinimit me shtetet tjera.
Të premten, Blinken është takuar me disa refugjatë që punojnë në një kompani. Në mesin e tyre ishte edhe një çift nga Kosova. Blinkeni ka lavdëruar kompaninë për bashkëpunimin me agjencinë e refugjatëve që ndihmon njerëzit të gjejnë punë pas arritjes në SHBA.
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken
-
Blinkeni takohet me shefin e NATO-s për bisedime rreth Ukrainës
-
Blinken: Ka shqetësime në Azi për përhapjen e konfliktit të Lindjes së Mesme
-
Blinken thotë se SHBA-ja është e përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit
-
Blinken: Harrisi është zë udhëheqës në politikën e jashtme të SHBA-së