Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Pekin ku do të qëndrojë dy ditë për t’u takuar me zyrtarë kinezë. Ky udhëtim shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet, raportoi të dielën BBC-ja.
Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve në këtë vizitë është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar.
Kjo vizitë është realizuar gati pesë muaj pasi një e planifikuar më parë u shty pas fluturimit të një balone kineze të dyshuar për spiunazh në hapësirën ajrore të SHBA-së.
SHBA ka ulur pritshmëritë për vizitën dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë përparim të madh.
Sipas zyrtarëve amerikanë, qëllimi është të rihapen linjat e komunikimit të nivelit të lartë dhe të stabilizohen marrëdhëniet që janë tensionuar që nga incidenti me balonë.
-
Blinkeni arrin në Pekin me misionin e vështirë diplomatik
-
Blinken tregon qëllimin e vizitës në Kinë
-
Blinken takohet me homologun kinez pasi kritikoi Pekinin për përshkallëzim në det
-
SHBA-ja dhe Kina synojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet
-
Blinkeni në Kinë: Kemi hapa pozitivë drejt normalizimit, s’e mbështesim pavarësinë e Tajvanit