Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka arritur në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar të mërkurën, raporton agjencia AP.
Vizita e Blinkenit ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia lansoi sulm me raketa në kryeqendër të Ukrainës.
Blinken në këtë vizitë do të njoftojë për pakon e re të ndihmës për Ukrainën, në vlerë 1 miliard dollar.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka thënë se vizita e Blinkenit në Ukrainë do të zgjasë dy ditë.
Ai më herët kishte vizituar Ukrainën në prill të vitit 2022 – së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin – dhe sërish në shtator të vitit 2022.
Edhe
Blinkeni mbërrin në Romë për takimet e G7-s
Me të arritur në Kiev, Blinken vendosi kurorë lulesh në varrezën Berkovetske për të nderuar ushtarët ukrainas që humbën jetën duke mbrojtur shtetin.
Ai pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken
-
Blinkeni takohet me shefin e NATO-s për bisedime rreth Ukrainës
-
Blinkeni niset në Evropë për bisedimet rreth Ukrainës para rikthimit të Trumpit
-
Lloyd Austin mbërrin në Kiev për të konfirmuar vazhdimin e mbështetjes amerikane