Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Izraeli ende nuk ia ka thënë SHBA-së datën e pushtimit të shpallur të Rafahut.
Blinkeni ka deklaruar se presidenti Biden i ka bërë të ditura shqetësimet lidhur me civilët në Rafah, dhe zvogëlimit të rrezikut për ta.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet tona, shqetësimet tona të thella në lidhje me aftësinë e Izraelit për t'i larguar civilët nga rreziku, për t'u kujdesur për ta pasi të jenë jashtë rrezikut dhe për të kryer çdo lloj operacioni të madh ushtarak që nuk funksionon në dëm real për civilët, për fëmijët, për gratë, për burrat”, ka deklarur Blinken gjatë një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit së bashku me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Washington, raporton CNN.
Lidhur me kohën e një operacioni të mundshëm në Rafah, Blinkeni ka thënë se nuk pret që "të ndërmerret ndonjë veprim" përpara bisedimeve të SHBA-së me Izraelin për atë zonë javën e ardhshme.
Blinkeni ka shtuar se SHBA-ja po bisedon me Izraelin për "alternativa" ndaj një inkursioni në qytetin jugor të Gazës, që do të ishin më efektive në "zgjidhjen e një problemi që duhet zgjidhur, por duke e bërë atë në një mënyrë që nuk rrezikon të pafajshmit".
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën se një datë për një pushtim në Rafah ishte caktuar, por ai nuk e bëri të ditur këtë.
Në lidhje me ndihmat që hynë në enklavë, Blinkeni ka thënë se 400 kamionë ndihma u liruan për të hyrë në Gaza të hënën, numri më i lartë ditor që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Edhe
Blinkeni reagon ndaj ankesës së Netanyahut se SHBA-ja s’po e furnizon me armë
“Por ajo që ka rëndësi janë rezultatet e qëndrueshme, dhe kjo është ajo që ne do të kërkojmë me shumë kujdes në ditët në vijim”, ka shtuar Blinken.
LEXO EDHE:
-
Shtëpia e Bardhë thotë se operacioni i Izraelit në Rafah s’e ka kaluar vijën e kuqe të SHBA-së
-
Izraeli e njofton SHBA-në me planin për evakuim të palestinezëve para një sulmi në Rafah
-
Blinkeni mbërrin në Tel Aviv, pritet të çojë përpara bisedimet e armëpushimit
-
Blinkeni i kërkon Hamasit ta pranojë propozimin e Izraelit për armëpushim