Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinken në Turqi: Përkrahim inkuadrimin e dy vendeve nordike në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, deklaroi të hënën se SHBA-ja e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO, marrë parasysh hapat që dy vendet i kanë ndërmarrë tashmë, raportoi TheGuardian.

Blinken tha se inkuadrimi i dy vendeve nordike në NATO nuk është çështje dypalëshe, por më e gjerë.

“SHBA-ja ka mbështetje të fortë për pranimin nordik, sa më shpejt të jetë e mundur... Zgjerimi i NATO-s me Finlandën dhe Suedinë nuk është një çështje dypalëshe”, tha Blinken në konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Ministri turk se shtetet e NATO-s duhet të bindin veçanërisht Suedinë që të ndërmerr “më shumë veprime për t’i adresuar shqetësimet e Turqisë”, me qëllim që të fitojë mbështetjen turke.

LEXO EDHESHBA-ja i ndan edhe 100 milionë dollarë për Turqinë

Turqia si vend anëtar i Aleancës me të drejtë vetoje, ka qenë mospërkrahëse për anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në NATO.

Edhe Rëndësia e anëtarësimit të Suedisë në NATO Botë Rëndësia e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Kjo, pasi një politikan i ekstremit të djathtë në Suedi ka djegur një kopje të Kuranit - librit të shenjtë islamik - jashtë Ambasadës turke në Stokholm, më 21 janar. Në lejen që Rasmus Paludan ka marrë nga policia, është thënë se protesta e tij është “kundër Islamit” dhe “kundër përpjekjeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të ndikuar lirinë e shprehjes në Suedi”.

Incidenti ka shkaktuar zemërim dhe protesta gjetkë në botën myslimane, ndërsa Erdogan ka porositur Suedinë që të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO.

“Nëse vërtet i respektoni të drejtat dhe liritë, duhet të respektoni edhe Republikën e Turqisë ose besimet fetare të myslimanëve. Nëse nuk e tregoni këtë respekt, më vjen keq, ju nuk do të keni mbështetje nga ne për anëtarësim në NATO”, ka thënë Erdogan.