Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Kajro të martën për një takim me liderët egjiptianë që zyrtarët amerikanë thanë se do të përqendroheshin në negocimin e një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga militantët.
Vizita e Blinkenit vjen gjithashtu mes shqetësimeve në rritje në Egjipt rreth synimeve të deklaruara të Izraelit për të zgjeruar luftimet në Gaza në zonat në kufirin egjiptian që janë të mbushura me palestinezë të zhvendosur.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka thënë se ofensiva e Izraelit do të arrijë përfundimisht në qytetin e Rafahs, në kufirin me Egjiptin, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë kërkuar strehim dhe tani po jetojnë në kushte gjithnjë e më të mjerueshme.
-
Blinkeni në Egjipt kërkon përparim rreth marrëveshjes për armëpushim në Gaza
-
Blinken mbërrin në Izrael për bisedimet për armëpushim në Gaza
-
Blinkeni niset për në Lindje të Mesme për bisedimet e armëpushimit në Gaza
-
Blinkeni viziton Egjiptin për të siguruar armëpushimin në Gazë
-
Blinken: Besoj se do të kemi marrëveshje në ditët e mbetura të administratës Biden