Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blindat ushtarake sulmuan turmën në Venezuelë, të paktën 71 të plagosur

Të paktën 71 vetë u plagosën në përleshjet e së martës dhe u dërguan në një spital në Caracas, sipas Magia Santi, president i Qendrës Mjekësore Salud Chacao.

Prej këtyre 71 personave të marrë në spital, 43 janë plagosur nga plumba gome, dy u trajtuan për plagë me armë zjarri, 21 u trajtuan për lëndime traumatike dhe 3 kishin probleme të frymëmarrjes.

Mbështetësit e presidentit të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, u sulmuan të martën nga blindat ushtarake, në një tentativë të dështuar për grusht shteti, transmeton tch.

Aktualisht në Karakas është vendosur paqja, por gjatë ditës së sotme është paralajmëruar një protestë e madhe, ku Guaido ka bërë thirrje për rrëzimin e Maduros.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Maduro kishte bërë gati avionin për t’u larguar nga Venezuela, por ndërhyrja e Rusisë e mbajti atë ende në detyrë.

{gallery}