Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bjellorusia e gatshme të diskutojë për tranzitin e grurit të Ukrainës

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se është gati të diskutojë tranzitin e mundshëm të grurit të Ukrainës përmes vendit të tij, raporton gazeta lokale Belarus Today.

Fermerët ukrainas kanë rreth 20 milionë tonë drithë që nuk mund t'i tregtojnë në tregjet ndërkombëtare dhe një korrje e re është gati të fillojë.

Mosmundësia e Ukrainës për të eksportuar drithërat e saj ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve. Ajo ka rritur gjithashtu mundësinë e urisë në vendet që varen nga eksportet e saj.

"Tani të gjithë po kërkojnë logjistikë... Mirë, mund të flasim. Nuk na shqetëson: ta çojmë atë përmes Bjellorusisë, por duhet të ketë kompromise", ka thënë Lukashenko

Artikuj të ngjashëm