Birmania ka akuzuar një gazetar amerikan për rebelim dhe terrorizëm, akuzë e cila parashikon dënim maksimal me burgim të përjetshëm, ka thënë avokati i tij.
Danny Fenster, redaktor në “Frontier Myanmar” u arrestua në aeroportin Yangon në maj. Dhjetëra gazetarë lokalë janë arrestuar që nga puçi në shkurt.
Gjykimi i tij mbi këto akuza fillon për 16 nëntor. Ai tashmë është në gjyq për dyshime lidhur me nxitje mospajtimesh kundër ushtrisë, shkelje të ligjit të imigracionit, etj, raporton BBC.
Megjithatë, akuzat e reja janë më serioze, që përmbajnë një dënim me burgim të përjetshëm dhe nuk është e qartë se për çfarë saktësisht akuzohet Fenster.
Mijëra njerëz u arrestuar gjatë demonstratave të përgjakshme në fillim të këtij viti pasi liderët ushtarakë morën pushtetin.
-
Rebelët në Birmani në tërheqje teksa ushtria forcohet me rekrutime të detyruara
-
Apeli i Hong Kongut rrëzon dënimin për mashtrim ndaj Jimmy Lait
-
Dënohet me 20 vjet burgim kritiku kinez, Jimmy Lai
-
Birmania mban zgjedhjet e para të përgjithshme qëkur ushtria mori pushtetin
-
“New York Times” padit Pentagonin