Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit në Birmani kërcënohen me deri 20 vjet burgim

Ushtria në Birmani ka paralajmëruar protestuesit se mund të përballen deri më 20 vjet burgim, nëse pengojnë forcat e armatosura, raporton BBC.

Qytetarët në Birmani janë duke protestuar kundër grusht-shtetit.

Dënime të gjata dhe gjoba po ashtu do të aplikohen nëse nxitet urrejtja ndaj liderëve të grusht-shtetit, ka thënë ushtria.

Ndryshimet ligjore janë paralajmëruar ndërsa automjetet ushtarake shihen në disa rrugë nëpër qytete.

Qindramijëra persona kanë marrë pjesë në protesta në ditët e fundit.

Protestuesit po kërkojnë lirimin e lideres së zgjedhur, Aung San Suu Kyi.

Artikuj të ngjashëm