Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni vë kapelën e Trumpit si “gjest uniteti” për 11 shtatorin

Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi shkurtimisht kapelën e kuqe të fushatës së kandidatit republikan Donald Trump në një ngjarje për të përkujtuar 23-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Bideni ishte në vizitë te zjarrfikësit në Pensilvani afër vendit ku u rrëzua një nga katër aeroplanët e rrëmbyer para 23 vjetësh dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se e vendosi kapelën si “gjest uniteti”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Videoja nga vizita tregon se presidenti amerikan bën bisedë miqësore me një mbështetës të Trumpit përpara se ta vendosë kapelën e kuqe.

Ekipi i fushatës së Trumpit reagoi shpejt për të bërë shaka.

“Faleminderit për mbështetjen, Joe”, thuhet në postim së cilës i është bashkangjitur fotoja e Bidenit me kapelën e kuqe.