Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani dhe presidentin e Këshillit të Lartë të Pajtimit Kombëtar, Abdullah Abdullah ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre diplomatike, humanitare dhe të sigurisë.
Derisa SHBA-ja përgatitet të tërheqë plotësisht ushtarët e saj në Afganistan, Biden bisedoi me Ghani dhe Abdullah për të ardhmen e Afganistanit.
Biden foli përpara kamerave para takimit të mbajtur me dyer të mbyllura për mediat, ku theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj diplomatike për Afganistanin.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë pas takimit u njoftua se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj diplomatike, humanitare dhe të sigurisë për Afganistanin.
Më tej u tërhoq vëmendja për rastet në rritje të COVID-19 në Afganistan dhe se SHBA-ja do t‘i dhurojë Afganistanit tre milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson dhe se vazhdojnë përgatitjet për dërgimin e këtyre vaksinave.
Për luftën kundër pandemisë, SHBA-ja do të japë ndihmë shtesë për Afganistanin ndërsa në këtë vend do të dërgohet edhe ndihma humanitare prej 266 milionë dollarë, thuhet në deklaratë.
-
Bideni dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë
-
Biden: Shqipëria vijon të jetë një lidere humanitare, ecim së bashku drejt së ardhmes
-
Bideni shqyrton opsionet e ndihmës për Afganistanin pas tërmetit
-
Biden diskuton me liderët evropianë për ndihmën ndaj Ukrainës
-
Biden: Bota po përballet me një dekadë vendimtare