Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se raportet për të shtëna me armë gjatë turmës rreth kamionëve të ndihmave në Gaza, do të komplikojnë bisedimet për armëpushim atje.
Bideni është tërhequr nga optimizmi i tij se një armëpushim do të ndodhte të hënën, pas vrasjes së më shumë se 100 palestinezëve që po prisnin për ndihma të enjten.
Ai më parë kishte shpresuar se një marrëveshje mund të arrihet midis Izraelit dhe Hamasit deri në fund të fundjavës.
Bisedimet po zhvilloheshin në Kajro dhe Paris, me ndërmjetësuesit Katar, Egjipt dhe SHBA.
Gjatë bisedimeve u propozua një pauzë gjashtë-javore në luftime, duke përfshirë një shkëmbim pengjesh për të burgosurit palestinezë.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni shpreson që armëpushimi në Gaza të arrihet deri javën e ardhshme
-
Bideni jep detajet për marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas
-
Biden: SHBA-ja do të rikthejë përpjekjet për armëpushim në Gaza
-
Administrata e Bidenit nuk do t’ia kufizojë Izraelit transferimin e armëve
-
Shumë civilë kanë vuajtur, thotë Bideni për 7 tetorin