Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni pritet të zgjedhë një grua në krye të Pentagonit

Foto: AP

Joe Biden raportohet se do të zgjedhë një grua për të udhëhequr Pentagonin, për herë të parë në histori.

Presidenti i zgjedhur amerikan pritet të caktojë Michele Flournoyn për pozitën e sekretares së Mbrojtjes, raporton Associated Press.

Zgjedhja potenciale e Flournoyt do të vinte pas pesë burrave që kanë udhëhequr këtë sektor nën administratën e presidentit Donald Trump. Të hënën, Trumpi shkarkoi edhe Mark Esperin, pasi ai i rezistoi ideve që të përdoret ushtria kundër protestuesve civilë.

Nëse Flournoy konfirmohet në krye të Pentagonit, ajo do të përballet me reduktime buxheti dhe do të ketë rol në shpërndarjen e COVID-19 nga ushtria. 59-vjeçarja raportohet se gëzon përkrahje të fuqishme edhe jashtë SHBA-së.

Karrierën në Pentagon e nisi në vitet e ’90-a.