Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u prit nga grupe të vogla protestuesish që mbanin pankarta për dënimin e pushtimit izraelit të territoreve palestineze gjatë vizitave të tij të shkurtra në Jerusalemin Lindor dhe Betlehem. Shenja këto që tregojnë zhgënjimin e palestinezëve me amerikanët, shkruan The Guardian.
Bideni vizitoi spitalin Augusta Victoria në Jerusalemin Lindor të premten në mëngjes, ku premtoi 300 milionë dollarë ndihmë për palestinezët, përpara se të udhëtonte për në Betlehem për të takuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Të premten pasdite Air Force One do të bëjë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë nga Tel Avivi në Arabinë Saudite, ku qëllimi i presidentit amerikan është të bindë prodhuesit e hidrokarbureve të Gjirit për të rritur furnizimin që të balancojë tregjet globale të naftës të prekura nga lufta në Ukrainë.
Ai gjithashtu do të kërkojë të ndërtojë lidhjet politike të Izraelit me kombet arabe, të cilat ndajnë një armik të përbashkët – Iranin.