Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përveç vizitës së tij në Izrael, një të tillë do ta zhvillojë edhe në Jordani, raportoi të martën “The Guardian”.
Bideni pritet të largohet nga Uashingtoni për në Lindjen e Mesme këtë mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit të tij me presidentin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën në Tel Aviv, Bideni pritet të fluturojë për në Aman, Jordani, për bisedime rreth përshpejtimit të ndihmës humanitare në Gaza, ku do të takohet me Mbretin e Jordanisë Abdullah, presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
“Ai do ta bëjë të qartë se ne duam të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët tanë në rajon, përfshirë Izraelin, për të marrë ndihmë humanitare dhe për të siguruar një lloj kalimi të sigurt për civilët që largohen”, ka thënë zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.