Administrata Biden po zhvillon rregullore të reja që mund të vendosin bazat për të ndaluar TikTok-un dhe aplikacione të tjera në pronësi kineze që paraqesin shqetësime për sigurinë kombëtare, pas revokimit të urdhrave të administratës Trump, që kërkonin të ndalonin aplikacionet.
Departamenti i Tregtisë po shqyrton komentet mbi rregullat e propozuara që do të zgjeronin mbikëqyrjen e qeverisë mbi aplikacionet që mund të shfrytëzoheshin "nga kundërshtarët e huaj për të vjedhur ose për të marrë të dhëna ndryshe", sipas një dosjeje federale.
Rregullat mund të lejojnë Departamentin e Tregtisë të kërkojë që aplikacionet t'i nënshtrohen auditimeve, duke lejuar shqyrtimin e pavarur të kodit të tyre burimor dhe të dhënave të tjera që ata mbledhin.
“Departamenti i Tregtisë nuk ka ende një afat kohor se kur do të finalizohen rregullat. Në ndërkohë, Komiteti i Investimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara, i cili peshon rreziqet e sigurisë të marrëveshjeve të biznesit, ka një rishikim të vazhdueshëm të shërbimit”, ka thënë Saloni Sharma, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për The Washington Post, transmeton Koha.net.
TikTok ka shpërthyer në popullaritet gjatë pandemisë, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga politikëbërësit amerikanë se mund të jetë një armë e fuqishme për Kinën në luftërat globale të informacionit. Kjo ka krijuar një telash për administratën e Bidenit, e cila ndan shqetësimet për këto aplikacione, por ka kërkuar të gjejë një rrugë përpara që mund t'i rezistojë sfidave ligjore.
Edhe
TikToku, “arma” e re e Kinës në përballjen me SHBA-në
“Administrata Biden beson se disa vende, duke përfshirë Republikën Popullore të Kinës (PRC), kërkojnë të përdorin teknologjitë dixhitale dhe të dhënat e amerikanëve në mënyra që paraqesin rreziqe të papranueshme të sigurisë kombëtare, ndërsa avancojnë kontrollet dhe interesat autoritare”, ka thwnw Sharma në një deklaratë.