Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, po i afrohet shifrës rekorde prej 80 milionë votave të siguruara në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa po vazhdohet numërimi i votave, ka thënë agjencia AP.
Biden ka vendosur tashmë rekord për shifrën më të lartë të votave të mbledhura nga një kandidat presidencial fitues, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po ashtu ka siguruar shifrën më të lartë të votave nga një kandidat humbës.
Kur janë numëruar mbi 155 milionë vonta dhe Kalifornia e New Yorku ende po numërojnë, shifra e personave që kanë votuar është rreth 65 për qind, shifra më e lartë që nga viti 1908, sipas të dhënave të AP-së dhe US Elections Project.
Shifra e votave të Bidenit po rritet, ndërsa ka një epërsi afro 6 milionë vota, ndërsa Trump vazhdon të bëjë akuza për manipulime dhe pretendon se i ka fituar zgjedhjet.
Ekipi i tij po vazhdon të bëjë beteja ligjore për të kontestuar zgjedhjet.
-
Bideni, kandidati i parë presidencial në SHBA që merr 80 milionë vota
-
Bideni afër shifrës prej 80 milionë votash
-
Bideni zyrtarisht siguron mjaftueshëm vota nga Kolegji Elektoral për t’u bërë president
-
Trumpi pretendon sërish se zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar
-
Certifikohen rezultatet në Pennsylvania, Bideni shpallet fitues