Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se nuk po sheh ndonjë dëshmi se sulmi masiv kibernetik kundër SHBA-së është vënë nën kontroll dhe ka paralajmëruar se kjo shkelje nuk do të mbetet pa përgjigje kur ai ta marrë zyrtarisht postin më 20 janar, raporton Reuters.
Sulmi që është zbuluar javën i ka goditur dhjetëra agjenci qeveritare të SHBA-së dhe i ka lënë mijëra kompani amerikane të ekspozuara. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se duket se sulmi është kryer nga qeveria ruse.
“Është rrezik i madh dhe po vazhdon. Nuk po shoh dëshmi se është vënën nën kontroll. Nuk po shoh dhe nuk kam dëgjuar asnjë. Asgjë nuk po sugjeron se është nën kontroll”, ka thënë Biden.
Biden, ish-zëvendëspresident i SHBA-së, e ka fajësuar presidentin e SHBA-së, republikanin Donald Trump, se e ka lënë SHBA-në të pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike.
“Ky sulm ka ndodhur në kohën e Donald Trumpit, kur ai nuk po shikonte”, ka thënë Biden.
Biden, që mposhti Trumpin në zgjedhjet e nëntorit, ka thënë se administrata e tij do të marrë hapa për t’iu adresuar kësaj çështje, por nuk ka dhënë detaje.
Nga administrata e tij të dielën ishte se reagimi i Bidenit ndaj fushatës së hakimit do të shkojë përtej sanksioneve.
Kremlini ka mohuar se ka gisht në sulmet.
“Pyetja e dëmeve që janë shkaktuar mbetet për t’u caktuar. Ne duhet të shikojmë, natyrën e shkeljeve, sa të gjëra janë, dhe çfarë dëmi është bërë”, ka thënë Biden.