Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni nënshkruan ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar të martën ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, raporton Associated Press.

Këtë ligj, Bideni e nënshkroi në një ceremoni ku të pranishëm ishin mijëra njerëz, e cila pasqyronte pranimin e bashkimit të të njëjtës gjini.

“Ky ligj dhe dashuria që ai mbron japin një goditje kundër urrejtjes në të gjitha format e saj. Dhe kjo është arsyeja pse ky ligj ka rëndësi për çdo amerikan”, tha Bideni teksa nënshkroi ligjin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ligjvënësit nga të dyja partitë, zonja e parë Jill Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris me bashkëshortin e saj, Doug Emhoff.

Ndërsa, këngëtarët Sam Smith dhe Cyndi Lauper performuan.

Bideni më tej kritikoi ligjet e ashpra që paraqiten në disa shtete, duke thënë se i tmerrojnë familjet dhe kriminalizojnë mjekët që u japin fëmijëve kujdesin që u nevojitet.

Edhe Bideni do t’u japë status të ligjshëm imigrantëve të martuar me shtetas amerikanë Botë Bideni do t’u japë status të ligjshëm imigrantëve të martuar me shtetas amerikanë

“Racizmi, antisemitizmi, homofobia, transfobia, të gjitha janë të lidhura”, tha Biden.

Ceremonia e së martës shënon një tjetër kapitull në trashëgiminë e Bidenit mbi të drejtat e homoseksualëve.