Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se shëndeti i grave në vend tani është në rrezik pasi Gjykata e Lartë ndaloi të drejtën e abortit. Bideni përshkroi hapat që po ndërmerr administrata e tij në përpjekje për të zbutur efektet e vendimit, shkruan CNN.
Presidenti pranoi se nuk ka asnjë veprim të njëanshëm që ai mund të ndërmarrë për të rivendosur të drejtën mbarëkombëtare për një abort dhe u bëri thirrje amerikanëve të zgjedhin më shumë anëtarë të Kongresit në nëntor, të cilët do të mbështesin legjislacionin që mbron të drejtën ndaj abortit.
"Këtë vjeshtë, e drejta e abortit është në fletëvotim", ka thënë Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë. "Liritë personale janë në fletëvotim. E drejta për privatësi, liri, barazi -- të gjitha janë në fletëvotim. Deri atëherë, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mbrojtur të drejtat e një gruaje në shtetet ku ato do të përballen me pasojat e vendimit të sotëm”.
Biden shtoi se administrata e tij do të mbronte të drejtën e një gruaje për të udhëtuar në një shtet tjetër për të kryer abort nëse procedura është e paligjshme në shtetin e saj të origjinës. Presidenti i bëri thirrje Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore për të siguruar që aborti me ilaçe të miratuara nga FDA-ja të jetë "i disponueshëm në masën më të plotë të mundshme".
"Është një ditë e trishtuar për gjykatën dhe për vendin. Ky vendim është një kulm i një përpjekjeje të qëllimshme gjatë dekadave për të prishur ekuilibrin e ligjit tonë. Është një realizim i një ideologjie ekstreme dhe një gabim tragjik nga Gjykata e Lartë, sipas mendimit tim", u shpreh Biden.
Edhe
Bideni premton lejimin e aborteve në SHBA
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese për abortin, që ka qenë në fuqi në 50 vjetët e fundit. Të premten, me shumicë votash, Supremja ka rrëzuar ligjin e njohur “Roe v. Wade”, duke ua mundësuar shteteve amerikane që të ndalojnë abortet.