Presidenti amerikan, Joe Biden, do të nënshkruajë një urdhër të dytë ekzekutiv të mërkurën që synon të mbrojë qasjen në kujdesin shëndetësor riprodhues pasi Gjykata Supreme amerikane rrëzoi të drejtën kushtetuese për abortin.
Më e rëndësishmja, urdhri drejton agjencinë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shqyrtojë mënyra për të zgjeruar mbulimin për pacientet që udhëtojnë jashtë shtetit për kujdesin shëndetësor riprodhues.
Urdhri i Bidenit nuk detajon se si mund të arrihet kjo; aktualisht, planet e sigurimit shëndetësor Medicaid të subvencionuara nga qeveria mbulojnë abortet e nevojshme mjekësore në vetëm 16 shtete dhe nuk rimbursojnë pacientët që largohen nga shteti i tyre për të kërkuar një abort, raportoi The Guardian të mërkurën.
Një zyrtar i lartë i administratës i tha Guardian se HHS së shpejti do të ketë më shumë detaje mbi dispozitat për të ndihmuar gratë që shërbehen nga mbulimi shëndetësor i Medicaid të mbulojnë disa kosto të udhëtimit për kujdes riprodhues.
Pas vendimit të qershorit, të Gjykatës Supreme që përmbysi Roe kundër Wade - vendimi historik që kodifikoi të drejtat e abortit për gjysmë shekulli, procedura tani është e ndaluar në të paktën 10 shtete dhe pjesërisht e ndaluar në katër të tjera.
Të martën, të drejtat e abortit ishin në votim në Kansas, ku votuesit peshuan nëse legjislatura e shtetit duhet të kufizojë të drejtat e abortit të mbrojtura nga Kushtetuta e shtetit.
-
Protestë në SHBA në mbështetje të së drejtës së abortit
-
Bideni zotohet t’i mbrojë gratë amerikane që udhëtojnë jashtë vendit për abort
-
Bideni kundër ndalimit për abort: Shëndeti i grave në SHBA tani në rrezik
-
Bideni përgatit urdhër ekzekutiv për ta luftuar imigracionin
-
Bideni premton lejimin e aborteve në SHBA