Amanda Sloat, drejtoreshë për Evropë e Këshillit Nacional të Sigurisë, ka thënë për CNN-in se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e kishte parë “simbolikisht të rëndësishme për të që të bënte udhëtimin në Ukrainë, e të qëndronte krah për krah me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe t’ia paraqiste përkrahjen e SHBA-së” për Kievin.
Slot ka thënë se shqetësimi më i madh ishte siguruar, dhe se Bideni “ishte shumë i qartë se donte të shkonte në Ukrainë”.
“Ukraina ka një vend shumë të veçantë në zemrën e tij, qysh nga koha kur ishte zëvendëspresident. Skuadra, qartë, po shikonte me kujdes të gjitha rreziqet e sigurisë të përfshira në këtë dhe presidenti Biden në fund vendosi se është një rrezik që është i gatshëm të pranonte”, ka thënë Sloat.