Presidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi një pjesë të kufirit SHBA-Meksikë në El Paso në udhëtimin e tij të parë në rajon pas dy vitesh në detyrë, një vizitë që ka mbetur në hije nga politika e ngjeshur e emigracionit, raporton agjencia AP.
Pasi takoi oficerët e kufirit në El Paso, me disa prej tyre bëri një shëtitje përgjatë gardhit metalik kufitar që ndan qytetin amerikan nga Ciudad Juarez.
Biden po kalonte vetëm disa orë në qytet, i cili aktualisht është korridori më i madh për kalimet ilegale, kryesisht për shkak të nikaraguasve që ikin nga shtypja, krimi dhe varfëria në vendin e tyre. Ata janë në mesin e emigrantëve nga katër vende që tani janë subjekt i dëbimit të shpejtë sipas rregullave të reja të miratuara nga administrata Biden, që tërhoqi kritika të forta nga avokatët e imigracionit.