Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se të martën e ka paralajmëruar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të “bombardimeve pa dallim” në luftën kundër Hamasit palestinez në Rripin e Gazës dhe presidenti amerikan nuk është i sigurt nëse lideri konservator izraelit po merr mesazhin.
Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën e tij zgjedhore në Uashington, Bideni ka thënë se Izraeli dhe kryeministri izraelit, të cilin ai e quajti Bibi, duhej të merrnin një “vendim të vështirë”.
“Unë mendoj se ai duhet të ndryshojë qeverinë e tij. Qeveria e tij në Izrael po i vështirëson gjërat shumë”, ka thënë Biden.
Një nga gjërat që kryeministri izraelit e kupton, sipas Bidenit, është se siguria e Izraelit mbështetet në SHBA-në. Bideni shtoi se Izraeli aktualisht ka më shumë se SHBA-ja, “ka BE-në, Evropën dhe pjesën më të madhe të botës që e mbështet atë”.
“Por ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje me bombardimet pa dallim që po ndodh”, ka thënë Bideni.
Edhe
Biden: Netanyahu po e dëmton Izraelin
Biden ka folur edhe me Itamar Ben Gvirin, kreun e partisë së ekstremit të djathtë të Izraelit dhe ministrin e sigurisë kombëtare në koalicionin qeverisës të Netanyahut. Ben-Gvir kundërshton zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve dhe i bën thirrje Izraelit të rimarrë kontrollin e të gjithë Bregut Perëndimor dhe Gazës.
Presidenti amerikan tregoi se nuk është i sigurt se kabineti i luftës i Ben-Gvir dhe Netanyahut i kuptojnë implikimet e bombardimeve aktuale.