Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni i cilëson si “thirrje për liri” protestat në Kubë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka cilësuar protestat në Kubë si "thirrje me zë të lartë për liri".

Në një deklaratë, Bideni dha mbështetje për kubanët që kanë zbritur nëpër rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe mungesën ushqimore në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Kubë.

Duke i vlerësuar protestat si veprimet më të mëdha në historinë e afërt të Kubës kundër qeverisë, Bideni vuri në dukje se ato janë tregues i dëshirës së popullit të vendit për të shpëtuar nga regjimi autoritar.

"Prej një kohe të gjatë nuk mendoj se kemi shikuar një gjë të tillë si kjo protestë", tha Biden, përcjell CNN.

Ai theksoi se është me popullin e Kubës i cili "lufton me pandeminë dhe i cili prej dhjetëra vitesh përballet me probleme ekonomike dhe presion nga regjimi autoritar". Biden tha se "Populli i Kubës po mbron me guxim të drejtat e tij themelore dhe universale".

Mijëra persona gjatë fundjavës në Kubë u mblodhën dhe protestuan ndaj kushteve të përkeqësuara ekonomike në vend dhe kërkuan nga qeveria liri.

Edhe Bideni e quan Kubën “shtet të dështuar” Botë Bideni e quan Kubën “shtet të dështuar”

Protestuesit thirrën slogane si "Poshtë diktatura" dhe "Duam Liri", ndërsa në median sociale u postuan pamje të grabitjeve të ndodhura në disa rajone.

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel i bërë thirrje popullit nga televizioni dhe radioja kombëtare e Kubës.

"Nuk do ta dorëzojmë sovranitetin e atdheut tonë, u bëjmë thirrje të gjithë revolucionarëve të dalin në rrugë për të mbrojtur në çdo vend revolucionin", tha ai. \AA