Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni fton Kinën e Rusinë të negociojnë mbi kontrollin e armëve bërthamore

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të fillojnë negociatat për kontrollin e armëve bërthamore, duke theksuar se Moska duhet të tregojë përgjegjësi të veçantë pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë, ai përsëriti se administrata e tij është e gatshme për "negociata të shpejta" për të zëvendësuar New START, traktatin që skadon në vitin 2026 dhe kufizon sasinë e armëve bërthamore ndërkontinentale të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Rusia duhet të tregojë se është e gatshme të vazhdojë të punojë për kontrollin e armëve bërthamore”, tha Biden.

“Por negociatat kërkojnë një partner të vendosur dhe me vullnet të mirë. Agresioni bruto dhe i paprovokuar rus kundër Ukrainës ka prishur paqen në Evropë dhe është një sulm ndaj parimeve themelore të rendit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Lidhur me Kinën, e cila ka forcuar arsenalin e saj shumë më të vogël bërthamor, Biden tha se Pekini ka një detyrim, si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, "të merr pjesë në negociatat që do të zvogëlojnë rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe do të përballen me dinamikën ushtarake destabilizuese."

Edhe Trumpi kërkon bisedime për armët bërthamore me Kinën dhe Rusinë Botë Trumpi kërkon bisedime për armët bërthamore me Kinën dhe Rusinë

"Asnjë vend apo bota nuk do të përfitojë nga kundërshtimi i një angazhimi të rëndësishëm për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen bërthamore," tha ai.

Ai vuri në dukje se superfuqitë bërthamore, kryesisht Rusia dhe SHBA, kanë përgjegjësinë të jenë shembull se si të garantohet qëndrueshmëria e traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore (NPT), i cili duhet të parandalojë përhapjen e teknologjisë së armëve bërthamore në botë.