Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni e dëgjoi fjalimin e Putinit para se të nisë fjalimin e tij në Varshavë

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë të ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, e ka dëgjuar fjalimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin të martën.

Bideni e ka dëgjuar fjalimin që Putini e ka bërë nga Moska, teksa është në pritje të mbajtjes së fjalimit të tij nga Varshava e Polonisë, raportoi BBC-ja.

Dy fjalimet, në të njëjtën ditë, do të jenë një moment dramatik i ndarjes së ekranit teksa dy burrat parashtrojnë vizionet e tyre konkurruese për luftën në Ukrainë, por edhe pikëpamjet e tyre jashtëzakonisht të ndryshme për botën.