Joe Bideni do të bëjë të ditur të martën se do të urdhërojë prokurorin e përgjithshëm, Merrick Garland, të godasë shitësit e armëve që shkelin ligjin, "duke e çuar SHBA-në sa më afër kontrolleve universale të historikut të jetë e mundur”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Presidenti do të flasë në Monterey Park, Kaliforni, ku pritet t’i takojë familjet e viktimave dhe anëtarët e komunitetit të shkatërruar nga të shtënat masive që morën 11 jetë dhe lanë të plagosur nëntë të tjerë në janar të këtij viti.
“Edhe pse presim detaje të mëtejshme mbi këto të shtëna, ne e dimë se plaga e dhunës me armë në të gjithë Amerikën kërkon veprime më të forta”, ka thënë Bideni në një deklaratë.
Sondazhet e opinionit tregojnë se një shumicë e demokratëve dhe republikanëve mbështesin kontrollet që do të zbulonin nëse një person është një kriminel i dënuar ose abuzues në familje, përpara se t'i lejonte ata të blinin një armë.
Por me republikanët në kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ka pak shpresë që Kongresi t'i dëgjojë lutjet e Bidenit për të miratuar legjislacionin.
-
Bideni “shpëton nga vdekja” 37 persona para se të vijë Trumpi
-
Biden: Do të siguroj që Shërbimi Sekret të marrë çdo masë për ta mbrojtur Trumpin
-
Biden: Mosmarrëveshjet i zgjidhim në kutitë e votimit, jo me plumba
-
Bideni dënon sulmin ndaj Trumpit: Ideja se ka dhunë në Amerikë është e papranueshme
-
Hakmarrja e Iranit, Bideni do të mbledhë liderët e G7