Joe Biden dhe Vladimir Putin do të bisedojnë “në të ardhmen e afërt” pasi diplomatët e tyre të lartë nuk bënë progres në Stokholm drejt zbutjes së situatës për Ukrainën, krah frikës për pushtimin rus.
Sekretari i shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, nuk mbajtën konferencë bashkë pas kërcënimeve gjatë takimin 40-minutësh, kohëzgjatje kjo e shkurtër që tregoi se kishte pak mundësi për një përparim.
“Besoj se ministri i Jashtëm do ta përçojë bisedën te presidenti Putin. Do ta bëjë të njëjtën, sigurisht, me presidentin Biden. Mendoj se ka gjasa që presidentët të bisedojnë direkt në të ardhmen e afërt”, ka thënë Blinken, raporton The Guardian.
SHBA-ja ka kërcënuar se do të marrë masa ekonomike nëse grumbullimi i rreth 100.000 trupave ruse do të çojë në konflikt më të madh me Ukrainën. Moska ka thënë se ndihet e kërcënuar nga marrëdhënia e afërt e NATO-s me Ukrainën.
Blinkeni ka përsëritur paralajmërimet e SHBA-së për pasoja serioze për Rusinë. Rusia po kërkon një tjetër samit presidencial me SHBA-në ku Putini ka thënë se do të kërkojë garancinë se NATO do të limitojë mbështetjen ndaj Ukrainës.
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit
-
Putini i përgjigjet pozitivisht gatishmërisë së Bidenit për bisedime rreth Ukrainës
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Bideni drejt Evropës për t'u takuar me krerët e NATO-s, BE-së dhe G7-ës për krizën në Ukrainë
-
Blinken anulon takimin me Lavrovin