Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni bën thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Gjermani për samitin e radhës të G-7-ës. Ai është takuar me nikoqirin, kancelarin Olaf Scholz të cilin e ka falënderuar për vazhdimin e presionit ndaj Rusisë, shkaku i luftës në Ukrainë. Bideni gjatë këtij takimi ka bërë thirrje që të shtohet presioni ndaj shtetit të prirë nga Vladimir Putini

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të dielën ka zhvilluar bisedime me nikoqirin e samitit të G7-ës, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, përpara takimit me liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Bashkimit Evropian.

Teksa e përshëndeti Scholzin, Bideni e vlerësoi homologun e tij në ndihmën që ta mbajë presionin ndaj Rusisë dhe i bëri thirrje që të vazhdojë – mesazhi kryesor i udhëtimit të tij pesëditor në mbledhjen me aleatët në samitet që mbahen në Gjermani dhe Spanjë.

“Duhet të qëndrojmë së bashku, sepse Putini e ka llogaritur që në fillim se NATO-ja dhe G7 do të ndaheshin disi. Mirëpo ne, nuk do ta bëjmë këtë”, ka thënë presidenti amerikan.

Scholz, i cili është nikoqir në samitin vjetor të G7-ës në alpet bavareze, e përshëndeti Bidenin nga ballkoni me pamje nga ajo që udhëheqësi amerikan e quajti pamje “madhështore” të alpeve bavareze.

Biden e vlerësoi Scholzin në ndihmën për të udhëhequr Evropën në përballjen me Rusinë, duke thënë se përgjigjja e tij e ashpër “kishte ndikim të madh në lëvizjen e pjesës tjetër të Evropës”.