Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Putini po përpiqet ta shuajë një kulturë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar një katastrofë njerëzore.

Duke folur në hapjen e samitit Quad midis liderëve të SHBA-së, Japonisë, Australisë dhe Indisë, Bideni tha se presidenti rus po përpiqet ta shuajë një kulturë, njoftoi Sky News tw martën.

"Më duket se Putini po përpiqet të shuajë një kulturë. Ai nuk po synon më as objektiva ushtarake, ai po shkatërron çdo shkollë, çdo kishë... sikur po përpiqet ta zhdukë kulturën ukrainase dhe bota duhet të merret me të, dhe ne jemi duke u marrë me të”, ka thënë Biden.

Presidenti Biden gjatë ditës së martë do të takohet me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi dhe kryeministrin e sapozgjedhur të Australisë, Anthony Albanese.

Artikuj të ngjashëm