Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden planifikon të rikandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Joe Biden - SHBA

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka konfirmuar se planifikon të garojë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e ardhshëm. Por, ai ka thënë se ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Biden ka bërë të ditur të hënën për “NBC Today”, duke thënë se planifikon të rikandidojë, porse nuk është i gatshëm të bëjë një njoftim formal.

“Unë planifikoj të kandidojë sërish...por, nuk jemi të gatshëm të zyrtarizojmë ende”, ka thënë Biden.

Artikuj të ngjashëm