nënpresidenti amerikan Joseph Biden mban fjalime çfarë mbajnë ata që planifikojnë të kandidohen për president të SHBA-së, transmeton Koha.net.
Ish –nënpresidenti amerikan dëshiron të mbajë të hapura të gjitha opsionet përfshirë edhe kandidaturën e mundshme për president të SHBA-së në vitin 2020, njofton al jazzera, duke shtuar se ai gjithnjë e më shpesh iu përgjigjet ftesave për të folur publikisht qëkur e ka braktisur Shtëpinë e Bardhë pas dy mandateve si nënkryetar i vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëpunëtorët e tij më të afërt tashmë planifikojnë orarin e fjalimeve për 18 muajt e ardhshëm para se të fillojnë zgjedhjet preliminare për betejën presidenciale të vitit 2020. Nëse Biden vendos ashtu.
Në atë kohë, politikani vital amerikan do të t’i kishte 77 vjet, ndërsa Trump 74.
Qëllimi i tij, thonë analistët, është forcimi i demokratëve. Derisa ish-presidenti Barack Obama rrallë paraqitet, Biden përkujdeset që njerëzit të dëgjojnë për të.
“Ai nuk mund të rrijë i qetë. Ka qejf t’i dëgjohet zëri dhe edhe shumë njerëz këtë e duan”, thotë njëri nga këshilltarët e tij.
Njerëzit gjithnjë e më shumë thonë se ai duhet të kandidojë në vend të Hillary Clintonit.
Thuhet gjoja se Biden e kritikon në bisedat private, por nuk dëshiron që në këtë fazë të konfrontohet drejtpërdrejt me Trumpin.
them se do të kandidohem, por nuk do t’i them askujt se këtë nuk do ta bëj”, thotë Biden.
Andrew Weinstein, përkrahës i Obamës dhe financues i Partisë Demokratike nga Florida, thotë të mos ketë dëgjuar asgjë nga e gjithë kjo, porse, sipas tij Biden është tërë ai që presidenti aktual Donald Trump nuk është.
“Ai është përgjigje në shumëçka ndaj Trumpit” ka thënë Weinstein.
Shumë demokratë vështirë besojnë se Biden do ta nisë kandidaturën, edhe pse këtë e dëshirojnë. Porse tek shikojnë se kush është në Zyrën Ovale, mendojnë se asgjë s’është e pamundur.