Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të marrë pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel.

Ky samit i Aleancës do të mbahet javën e ardhshme, përkatësisht të premten e 24 marsit, ka shkruar misioni i SHBA-së në NATO në Twitter këtë të martë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel për luftën në Ukrainë.

Stoltenberg ka thënë në Twitter se liderët “do të trajtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mbështetjen e të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”.

Ai shtoi se në këtë kohë kritike, Amerika dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.

Artikuj të ngjashëm