Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do ta fajësojë ish-presidentin Donald Trump për trazirat në Capitol, ndërsa sot shënohet përvjetori i parë i sulmit që tronditi botën.
Në fjalimin e tij në Kongres, Biden do të fajësojë paraardhësin e tij si përgjegjës për kaosin dhe trazirat, ka njoftuar zëdhënësja Jen Psaki.
Hetuesit deri më tash kanë arrestuar 725 persona të dyshuar në lidhje me sulmin.
Përkrahësit e Trumpit janë futur në ndërtesën, ndërsa Kongresi ishte mbledhur për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale.
Trump u kishte bërë thirrje protestuesëve më herët që në mënyrë “paqësore” të marshonin në Kongres, por po ashtu nxiti ata të luftojnë dhe nxiti ata me pretendime të pabazuara për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet që i humbi.
Në trazirat në Capitol një vit më parë vdiqën 5 persona.
-
Trazirat në Capitol, betejë politike mes Bidenit dhe Trumpit
-
Bideni thotë se Trumpi e nxiti dhunën e “terroristëve të brendshëm” në Capitol
-
Kongresi amerikan sot do ta certifikojë fitoren e Trumpit në zgjedhje
-
Bideni dënon sulmin ndaj Trumpit: Ideja se ka dhunë në Amerikë është e papranueshme
-
Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj