Autoritetet e Berlinit po shqyrtojnë vendosjen e vagonëve të veçantë për gratë në trena në një përpjekje për të frenuar valën e dhunës seksuale, raporton Bild.
Frika në mesin e udhëtareve në stacionet e trenit të Berlinit, veçanërisht në orët e mbrëmjes, është gjithnjë e më e pranishme sepse gratë janë gjithnjë e më shumë objektiva të sulmeve seksuale.
Në përgjigje të rritjes së rasteve të raportuara, ekspertët e transportit në Berlin kanë hedhur idenë e vagonëve të veçantë për gratë, të frymëzuara nga praktika në Tokio.
Në Gjermani para pak ditëve një 63-vjeçare është përdhunuar në linjën U3. Krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes dhe autori pas sulmit është larguar nga treni dhe i qetë ka vazhduar udhëtimin me autobus.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i sulmeve seksuale të raportuara në transportin publik të Berlinit është rritur me 260 për qind në dekadën e fundit. Gjatë gjithë vitit 2023 janë regjistruar 391 raste.
Gratë janë kryesisht viktima të dhunë.
-
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg
-
Vdes një grua në Gjermani pasi u ther me thikë në një stacion hekurudhor
-
Një i vdekur pasi një veturë futet mes turmës në “Berlin Pride”, vritet i dyshuari