Policia e Berlinit ka hapur një hetim paraprak kundër presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, lidhur me komentet e tij këtë javë se Izraeli kishte kryer "50 holokauste" kundër palestinezëve.
Deklaratat, gjatë një konference për shtyp në Berlin së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkaktuan zemërim në Gjermani, Izrael dhe më gjerë.
Policia konfirmoi të premten një raport nga e përditshmja gjermane Bild se Abbas po hetohej për nxitje të mundshme të urrejtjes pas marrjes së një ankese zyrtare penale. Nënvlerësimi i Holokaustit është një vepër penale në Gjermani, por hapja e një hetimi paraprak nuk kërkon automatikisht një hetim të plotë, raportoi AP.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se Abbas – si përfaqësues i Autoritetit Palestinez – do të gëzonte imunitet nga ndjekja penale, sepse ai po vizitonte vendin në cilësi zyrtare.
Gjermania nuk i njeh territoret palestineze si një shtet sovran, një qëndrim që Scholz ripohoi të martën.
-
Gjermania dhe Izraeli dënojnë deklaratat e Abbasit për Holokaustin
-
Përplasje publike, Erdogani-Merzit: A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?
-
SHBA-ja ia bllokon pjesëmarrjen në sesionin e OKB-së liderit palestinez
-
Ka ardhur koha që të ndalet padrejtësia, thotë presidenti palestinez
-
“Berlinale” kthehet në arenë akuzash për antisemitizëm