Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna (2 nëntor), duke mbyllur bizneset jothelbësore dhe duke kufizuar vizitat në familje.
"Këto masa janë mundësia e fundit nëse duam të zbresim shifrat", tha kryeministri belg, Alexander de Croo, duke paralajmëruar që rregullat e reja do të mbesin në fuqi për të paktën një muaj e gjysmë.
Edhe në fillim të pandemisë, në pranverë, Belgjika ka qenë ndër vendet më të goditura nga pandemia.
Që nga mesi i muajit tetor, ky vend evropian, ka regjistruar mesatarisht nga 15 mijë raste të të infektuarve në ditë.
Edhe vendet tjera evropiane po përballen me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, dhe shumica e tyre tashmë kanë marrë masa shtesë të izolimit dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Mbi 10 milionë të infektuar janë regjistruar deri më tani në Evropë. \ REL
-
Belgjika me masa të reja kufizuese për shkak të Omicronit
-
Belgjika shtrëngon masat anti-COVID për të parandaluar valën e tretë të infektimeve
-
Situata me COVID-19 në Belgjikë më e rëndë se gjatë valës së parë në pranverë
-
Belgjika vendos masa të reja, kufizon lëvizjen dhe mbyll baret e restorantet
-
Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë