Bruksel, 23 janar – Zona euro miratoi në parim dhënien e një ndihme prej 6,7 miliardë euro për Greqinë, pasi konstatoi se Athina kishte zbatuar reformat kryesore të kërkuara në këmbim të mbështetjes së saj.
“Ne përshëndesim miratimin e pothuajse të gjitha masave paraprake duke mundësuar dhënien, në të ardhmen, të 6,7 miliardë eurove”, deklaroi në një konferencë shtypi presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno.
Portugezi njoftoi gjithashtu se zona euro do të jetë në gjendje në të ardhmen për të filluar punën teknike mbi masat për të lehtësuar boxhin grek, kërkuar nga Athina, por që po përballet me rezervat e disa vendeve, ku kryeson Gjermania.
“Greqia, e përfshirë në një borxh kolosal prej 180 për qind të PBB-së ka zbatuar 95-110 reforma ekonomike dhe sociale që i janë kërkuar”, nënvizoi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici.
Këto reforma janë kërkuar nga kreditorët e Greqisë në kuadër të një programi të tretë ndihme, ndërmarrë në verë të vitit 2015nën drejtimin e Bashkimit Evropian, që parashikon në total kredi që arrijnë vlerën e 86 miliardë eurove.
-
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike
-
Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan
-
BE-ja zhbllokon ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
-
Përfundon pas 12 vjetësh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së
-
BE-ja arrin marrëveshje për pakon 750 miliardë euroshe të rimëkëmbjes