Bashkimi Evropian i kërkoi sot Rusisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF, në të cilin Moska ka formalizuar në fillim të korrikut pezullimin e pjesëmarrjes së saj.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i situatës për sa i përket traktatit INF, që mund të përfundojë më 2 gusht 2019”, deklaroi shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, shkruan ksp.
E nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, marrëveshja mbi armët me rreze të mesme ishte kritikuar nga Donald Trump në shkurt, më pas nga Moska, pasi dy vendet akuzohen reciprokisht se po e shkelin.
Vladimir Putin ratifikoi më 3 korrik pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore
-
Rusia tërhiqet zyrtarisht nga traktati kyç i forcave të armatosura evropiane
-
BE-ja kritikon Rusinë për marrëveshjen e armëve me Korenë e Veriut
-
Rusia shqetëson Perëndimin me testimin e raketës bërthamore
-
Rusia: Pezullimi i traktatit së SHBA-së s’e shton rrezikun e një lufte bërthamore