Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE mbështet Madridin në rastin e Katalonjës

Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos pohoi sot se qeveria spanjolle mund të mbështetet në kontributin e Bashkimit Evropian përballë paqartësisë së pavarësisë së Katalonjës, i cili e cilësoi si rebelim kundër shtetit të së drejtës.

“Nuk është një çështje pavarësie apo jo pavarësie. Është një çështje rebelimi kundër shtetit të së drejtës dhe shteti i së drejtës është baza jo vetëm e bashkëjetesës në Spanjë por gjithashtu bashkëjetesës në Evropë”, siguroi Guindos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri spanjoll u shpreh në nisje të një takimi në Luksemburg me homologët evropianë, pas një takimi pune me ministrat e familjes së tij politike (PPE, e së djathtës), më e rëndësishmja në Evropë, ku morën pjesë ministrat gjermanë, austriakë apo finlandezë si dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

“Ajo çfarë mund të them është se gjithë bota po mbështet qëndrimin e qeverisë spanjolle”, deklaroi de Guindos, i cili u shpreh me siguri se familje të tjera të politikës evropiane, si “socialistët” apo “liberalët” mbështesin gjithashtu Madridin.