Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja s’e përjashton pjesëmarrjen në samitin ku është i ftuar Putini

Gjermania dhe Bashkimi Evropian nuk e përjashtuan mundësinë e pjesëmarrjes në Samitin G20 në nëntor, pavarësisht se një ftesë i është bërë edhe presidentit rus, Vladimir Putin nga Indonezia nikoqire.

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, Gjermania nuk do ta dëmtonte punën e G20-s, derisa në samitin që po mbahet në Berlin - G7,, Scholz tha të hënën se ekonomitë e zhvilluara që janë pjesë e G20-s, vazhdojnë të luajnë rol të madh dhe bashkëpunim kyç.

Për në samitin në Indonezi, tha se do të marrë vendim pak para mbajtjes së tij.

Ngjashëm u shpreh edhe shefja e Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e uljes me Putinin në nëntor.

“Është e rëndësishme t’i tregojmë atij fytyrën se çka mendojmë për të. Duhet ta shqyrtojmë me kujdes nëse duam të gjithë ta paralizojmë këtë samit”, tha ajo në emër të BE-së.

Indonezia ka refuzuar t’ia ndalojë presidentit Putin pjesëmarrjen në samitin e nëntorit, pavarësisht kritikave globale për pushtimin rus në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm