Bashkimi Evropian pritet të nisë misionin detar në Detin e Kuq brenda tri javëve për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet e rebelëve Houthi në Jemen.
Këto sulme kanë penguar shumë tregtinë dhe kanë ngritur çmimet, ka thënë kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.
Gjatë javës së kaluar, forcat amerikane dhe britanike kanë bombarduar tetë lokacione të rebelëve që përkrahen nga Irani.
Kjo ishte hera e dytë që dy aleatet realizojnë sulme të koordinuara ndaj rebelëve.
Me raketa dhe dronë, rebelët kanë sulmuar anijet komerciale qëkur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Mirëpo Borrelli ka insistuar se misioni i BE-së i quajtur “Aspides” nuk do të jetë i karakterit ushtarak.
Ai ka thënë se qëllimi do të jetë mbrojtja e anijeve dhe se me këtë mision do të bllokohen sulmet e rebelëve nga Jemeni.
Edhe
Çfarë mund të arrijnë anijet luftarake të BE-së në Detin e Kuq?
BE-ja pritet të vendosë se kush do t’i prijë këtij misioni.
Franca, Greqia dhe Italia kanë shprehur gatishmërinë për të realizuar këtë mision.
Borrelli ka deklaruar se bizneset kanë kërkuar masa nga BE-ja, sepse anijet transportojnë produktet për shtetet evropiane.