Zjarri në katedralen e “Notre Damit” në Paris është goditje për tërë Evropën dhe e tërë Evropa do të ndihmojë për rindërtimin e saj, kanë deklaruar të martën liderët e Bashkimit Evropian, në Parlamentin Evropian në Strasburg.
“Evropa është lënduar. Franca është lënduar. Parisi është lënduar”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker para ligjvënësve, duke premtuar “solidaritetin” e BE-së, transmeton “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Që të gjithë jemi në zi”, ka thënë Juncker. “E djeshmja ishte një ditë e tmerrshme për të gjithë ata që e duan Francën dhe që e duan Parisin”, ka thënë ai, përcjell Koha Ditore.