Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE- ja nuk e heq mendjen nga rimëkëmbja e mbrojtjes së Europës

Njëzet e tre vende të Bashkimit Evropian nënshkruan sot synimin e tyre për t’u përfshirë në një bashkëpunim ushtarak të përforcuar, me objektiva të rëndësishme dhe projekte ambicioze për të rimëkëmbur mbrojtjen e Evropës.

Gjatë një ceremonie që u mbajt sot paradite në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të 23 shteteve anëtare që do të marrin pjesë në këtë Bashkëpunim të Përhershëm të Strukturuar (CSP) pritet të nënshkruhen rreth 20 angazhime për të zhvilluar programe në fushën e armatimeve apo për të lehtësuar ngritjen e operacioneve të jashtme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo do të jetë një ditë historike për mbrojtjen evropiane”, u shpreh përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini, duke vlerësuar se ky mjet i ri do të mundësonte për të zhvilluar më tej kapacitetet e tyre ushtarake në forcimin e autonomisë strategjike.

Prej dështimit të ngritjes së një Komuniteti Evropian të Mbrojtjes (CED) 60 vite më parë, evropianët nuk kanë shënuar më parë progrese në këtë fushë, shumica e vendeve ruajnë me fanatizëm kontrollin në atë që në këndvështrimin e tyre, lidhet drejtpërdrejtë me sovranitetin kombëtar.

Por, një seri krizash që prej 2014 (aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe konflikti në lindje të Ukrainës, vala e refugjatëve, më pas vota e Brexit dhe ardhja në pushtet e Donald Trump ndryshuan rrjedhën e gjërave.