Franca dhe Gjermania finalizuan me sukses ambicien 70-vjeçare për një mbrojtje ushtarake të përbashkët evropiane.
Bashkë me 21 vende të tjera të Bashkimit Evropian ato nënshkruan një marrëveshje për të financuar, zhvilluar dhe pozicionuar forcat e armatosura pas vendimit të Londrës për t’u shkëputur nga Brukseli.
Britania e Madhe, e cila qenë gjithmonë kundër një mbrojtjeje të përbashkët nuk ishte e vetmja që nuk firmosi. Edhe Danimarka, Irlanda, Malta dhe Portugalia nuk u bënë pjesë e ujdisë.
Bashkëpunimi i përhershëm në sektorin e mbrojtjes nën programin e quajtur “PESCO” do të lejojë vendet të zhvillojnë së bashku kapacitetet e mbrojtjes, të investojnë në projekte të përbashkëta, të rrisin gatishmërinë operative dhe kontributet për forcat e tyre të armatosura.
Kjo lexohet në një dokument të Këshillit Evropian, ku theksohet se pranimi do të jetë i mundur edhe në një moment të dytë.
I propozuar fillimisht në vitet 50-të dhe i refuzuar me ngulm nga Britania e Madhe, plani në fushën e mbrojtjes siguron mundësinë më të mirë në vite për t’u implementuar pas kërkesës amerikane që Europa të paguajë me shumë për sigurinë e saj.
Ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel, duke përfaqësuar 23 vendet që lidhen marrëveshjen.
Edhe
Fuqitë ushtarake evropiane planifikojnë program të përbashkët për mbrojtje me dronë
Këshilli Europian thotë se pjesëmarrja në “PESCO” nuk është rivalitet ndaj NATO-s dhe misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, përkundrazi, i përforcon ato.
Plani synon që pas 2020 fondi për këtë strukturë të përbashkët ushtarake europiane të jetë mbi 5 miliardë euro.
Liderët europian pritet ta firmosin atë në 11 dhjetor. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gur themeli në zhvillim europian.